
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, partitë kanë filluar të përgatiten për zgjedhje. Partia Demokratike e Kosovës, në mungesë të kryetarit të saj Kadri Veseli që gjendet në Hagë, pritet që të kandidojë për kryeministër Enver Hoxhajn ose Bedri Hamzën. PDK do të vendosë nesër se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministër.
Këtë e ka thënë deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri në emisionin Pressing në T7.
Ai është pyetur se kush do të jetë kandidat për kryeministër PDK dhe a mund të jetë ndonjëri nga emrat që po përflitet, Enver Hoxhaj apo Bedri Hamza.
“Padyshim që do të jetë njëri prej tyre. Është çështje orësh, besoj nesë në mëngjes”, Abelard Tahiri.
Kujtojmë që kryetari i PDK, Kadri Veseli gjendet në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.