970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli: Diplomacia e Kosovës është aktive edhe në Karaibe  

Pacolli: Diplomacia e Kosovës është aktive edhe në Karaibe  

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë ka ndodhur edhe në Karaibe.

Ai ka deklaruar se nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis.

“Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe. Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadorën e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis. Ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme”, ka thënë Pacolli.

“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Related posts