970×90
970×90

A dalin sot paratë e 10%, tregojnë nga trusti

A dalin sot paratë e 10%, tregojnë nga trusti

Sot është raportuar se parat e trustit do të ekzekutohen sot, e në lidhje me temën më fjalë Gazeta Projekti kanë kontaktuar dhe kanë marrë informacione ku n, një gjë e tillë është mohuar nga ta.

Rrjedhimisht, ky lajm del të mos jetë i vërtetë, e qytetarët duhet të presin të paktën edhe dy ditë që ta marrin 10 përqindëshin e tyre.

Nga Trusti të kontaktuar nga Gazeta Projekti kanë thënë se paratë do të ekzekutohen nga data 23 dhjetor, ashtu siç kishin njoftuar fillimisht.

“Nuk ka njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10 për qindëshit, përveç atij që kemi publikuar të premten [18 dhjetor]”, tha për Gazeten Projekti, zëdhënësi i Trustit Jeton Demi.

Qytetarët kanë filluar aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit më datë 11 dhjetor. Aplikimi mund të bëhet deri më 6 prill 2021. GazetaProjekti

Related posts