970×90
970×90

Eksaltohet Peci nga takimi me Sali Berishen

Eksaltohet Peci nga takimi me Sali Berishen

Faton Peci, staf në Presidencë siç duket është gëzuar tej mase që ka takuar ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

E kjo mundësi i erdhi pasi së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ishin për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ndonëse Sali Berisha nuk merret aktivisht me politikë dhe nuk ka një matje andej kufirit se sa i pëlqyer është dhe çfarë përqindje eventuale të votave mund të merrte nëse do të garonte për kryeministër, megjithatë për Pecin e ka besueshmërinë më të lartë në Shqipëri.

“Me dy nga përsonalitetet me besueshmëri më të lartë, andej e këndej kufirit!”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka publikuar dy foto, njërën së bashku me Vjosa Osmanin e Sali Berishën, kurse një tjetër veç me Berishën, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë pavarësisht këtij ‘sondazhi” të Pecit, duhet theksuar se raportimet e Sali Berishës me “qytetarin digjital”, disa herë kanë dalë “fake news”.

Related posts