Sezoni turistik ka nisur para kohe dhe kjo duket nga fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Morinës
Aktualisht po punohet me katër sportele, por kosovarët që hyjnë në Shqipëri ankohen për shërbimin.
Atyre u duhet të presin 40 minuta në pritje, teksa kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.
Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, transmeton tch, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm. Për shkak të temperaturave të larta fluksi pritet të rritet të shtunë dhe të diel.