970×90
970×90
970×90
970×90

Brovina: Bashkësia ndërkombëtare t’i bëj presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Brovina: Bashkësia ndërkombëtare t’i bëj presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

 

Brovina: Bashkësia ndërkombëtare t’i bëj presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina ka thënë se nuk është e kënaqur me punën që është bërë në Kosovë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, derisa sipas saj, serbët janë më të zëshëm në këtë aspekt në qarqet ndërkombëtare.

Brovina në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për personat e pagjetur tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndikoj tek shteti serb që të zbardhet sa më parë çështja e personave të pagjetur.

“Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë dhe e shprehim dhimbjen tonë në këtë Kuvend, diskutojmë dhe nxjerrim rezoluta të cilat i ngjasojnë njëra-tjetrës. Në rend të parë kërkojmë nga Bashkësia Ndërkombëtare të ndikoj sa më parë që Serbia të zbardh fatin e të pagjeturve. Kërkesa tjetër është që të kushtëzohen bisedimet me Serbinë për fatin e të pagjeturve….”, ka thënë Brovina.

“Për fat të keq sa pak njerëz janë gjetur deri më sot. Më të zëshëm janë ata që kanë kryer krimin pasi ata e ngrisin zërin edhe në qarqet ndërkombëtare. Më shumë se 75 për qind janë shqiptarë e të tjerët nga komunitete e tjera. Kërkesa e të pagjeturve është një e drejtë ndërkombëtare dhe një plagë e familjarëve të tyre. Kemi dhe përvojën tonë historike nga masakra e Tivarit që për fat të keq kurrë nuk u gjetën. Kjo mendje historike nuk do duhej të na linte të qetë që të vazhdojmë 20 vjet dhe të komunikojmë me një zë sa do të shterët për kërkimin e personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë. Ku janë, ku është Ukshin Hoti, Blerimi, Hasani, Agroni, ku janë 1652 bijtë tanë? Çka është kjo shurdhi dhe një zë i mekur që nuk e trondit Evropën? Serbia e di ku janë. Bashkësia Ndërkombëtare po të dojë mund të na ndihmoj në fatin e persona të zhdukur. Nuk jam e kënaqur as nga ajo se çka kemi bërë ne vet”, u shpreh deputetja Brovina.

Ndryshe, edhe pas 19 vjetësh pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur. /Telegrafi/

Related posts