970×90
970×90
970×90
970×90

Ministrja Hoxha emërohet koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera

Ministrja Hoxha emërohet koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha është emëruar koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera që vijnë në Kosovë.

Me këtë vendim, është fuqizuar përkushtimi ndaj strukturimit të fondeve të ardhura nga vendet tjera si asistencë për Kosovën.

Ministrja e Integrimit, në cilësinë e Koordinatores Nacionale, do të angazhohet për koordinimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë dhe donacioneve të marra si asistencë për Kosovën.

“Është përkushtim i Ministres Hoxha që si Koordinatore Nacionale të ndihmoj në sinkronizimin e asistencës së donatorëve dhe prioriteteve të Qeverisë, në mënyrë që përfituesit kryesor të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëqenia e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Related posts