970×90
970×90

Qetësohet situata me Covid në Kosovë

Qetësohet situata me Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 17 viktima dhe 294 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related posts