Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se 27 prilli ua përkujton të gjithëve sakrificën e burrave të Prejlepit.
Në një postim në Facebook, ka njoftuar se sot kanë përfunduar varrezat e reja të dëshmorëve të këtij vendi.
“Kjo ditë gjithmonë na kujton sakrificen e madhe të burrave të Prejlepit ku sot shkëlqejnë me varrezat e reja të sapo përfunduara. Urime Prejlepit dhe gjithë atyre qe kontribuan në këtë projekt”, ka shkruar Haradinaj.