
Florian Marku nuk ka arritur më shumë se një barazim me kundërshtarin pa eksperiencë, Jamie Steëart në meçin e vlefshmë për ‘undercard’ para eventit kryesor, Anthony Joshua – Kubrat Pulev.
Pritej një fitore e lehtë nga Marku marrë parasysh se kundërshtari i tij kishte të zhvilluara vetëm dy meçe më herët, por ajo nuk ndodhi, shkruan Periskopi.
Gjyqtarët në fund dhanë verdiktin barazim, 76-76.
Pas meçit, Marku shprehu frustrimin e tij me rezultatin duke thënë, ndër të tjerash”
”A po talleni, ata po ma shkatërrojnë karrierën, ai asnjëherë nuk arriti të më godas pastër në kokë.
”Nuk e kuptoj këtë vendim të gjyqtarëve.