970×90
970×90
970×90
970×90

Misteri i pandemisë: Pse disa njerëz me coronavirus nuk kanë simptoma, ndërsa të tjerë e kalojnë rëndë

Misteri i pandemisë: Pse disa njerëz me coronavirus nuk kanë simptoma, ndërsa të tjerë e kalojnë rëndë

Kjo është një pyetje që na ka shoqëruar gjatë gjithë periudhës së pandemisë

Ka qenë e justifikueshme sëmundja e rëndë pas infektimit me Covid, për ata njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, por ka mbetur një mister tek njerëzit që janë të shëndetshëm.

Disa prej tyre e kalojnë rëndë, ku dhe rastet ku kanë ndërruar jetë janë të konsiderueshme, ndërsa disa të tjerë e kalojnë lehtë ose janë asimptomatik.

Një studim i fundit, i publikuar në Revistën Nature, tregon se përgjigja mund të jetë tek gjenet.

Gjatë studimit, janë marrë më shumë se 2200 pacientë në trajtim intensiv, të cilëve u janë identifikuar disa gjene të cilët i bëjnë më të ndjeshëm ndaj coronavirusit.

Këto gjene kanë ndikim me zhvillimin e një sistemi të ulët imunitar.

Dr. Kenneth Baillie nga Edinburghu i Britanisë, thotë se studimi do të ndihmojë në trajtimin e pandemisë në të ardhmen: “Vaksinat duhet të ulin në mënyrë drastike numrin e rasteve me infeksion, por ka të ngjarë që mjekët do vazhdojnë të trajtojnë sëmundjen në kujdesin intensiv për disa vite në të gjithë botën, kështu që ekziston një nevojë urgjente për të gjetur trajtime të reja.”

Bëhet fjalë për dy gjene: DPP9 që luan rol me rëndësi në rastet e inflamacionit, dhe një gjen të quajtur OAS që ndihmon për të ndaluar virusin të bëjë kopje të vetvetes në organizëm. Variacionet në një gjen të quajtur IFNAR2 u identifikuan gjithashtu tek pacientët e kujdesit intensiv.

IFNAR2 lidhet me një molekulë të fuqishme anti-virale të quajtur interferon, e cila ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar sapo të zbulohet një infeksion. Mendohet se prodhimi i shumë pak interferonit mund t’i japë virusit një avantazh të hershëm, duke e lejuar atë të replikohet shpejt, duke çuar në sëmundje më të rëndë.

Dy studime të tjera të fundit të botuara në revistën Science, kanë përfshirë gjithashtu interferonin me rastet e pacientëve me Covid që lidhem me mutacione gjenetike dhe një çrregullimi autoimun që ndikon në prodhimin e tij.

Eksperti Jean-Laurent Casanova, i cili kreu studimin nga Universiteti Rockefeller në New Jork, zbuloi se mungesa e interferonit ishte shkaku i gati 15% të rasteve kritike ndaj COVID-19, përcjell Class.

“Shpresoj që nëse jepet në dy, tre, katër ditët e para të infeksionit, interferoni do të funksionojë, sepse në thelb do të siguronte molekulën që pacienti nuk e prodhon vetë.”

Studiuesit thonë se nevojiten studime të tjera më të thelluara për të pasur në të ardhmen një trajtim që t’i japë fund fataliteteve dhe sëmurjet rëndë nga COVID-19.

Related posts