970×90
970×90

Zemaj në konferencë për media, a po ndryshohen masat

Zemaj në konferencë për media, a po ndryshohen masat

Hoti paralajmëroi ndryshim të masave, Zemaj thërret konferencë për media

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar për sot një konferencë për media.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në 15:00, atëherë kur publikohet edhe bilanci 24 orësh me Covid-19.

“Konferenca mbahet sot, më 11 dhjetor (e premte) 2020, duke filluar nga ora 15:00 në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Aty nuk është specifikuar nëse Zemaj do të flasë edhe për për rishikim të masave, mirëpo këtë e paralajmëroi dje shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti.

Hoti tha se në fund të kësaj jave do të bëhet një rivlerësim i përgjithshëm i masave si dhe do të shikohet nëse do të rishikohet ndonjëra nga masat e ndërmarra në luftimin e kësaj pandemie.

Ndryshe, në Kosovë vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve dhe rasteve të reja me Coronavirus. Vetëm, dje u regjistruan 13 të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Related posts