Kim Kardashian mund të ketë bërë namin në internet me fotot e saj në plazh, pozat seksi mbi dërrasën e sërfit, por nuk i ka shpikur ajo e para edhe pse gjithë bota mendon se janë produkt origjinal i yllit televiziv.
Armina Mevlani për shembull ka realizuar të njëjtën foto në det, që mbase qëllimisht e ka publikuar pas fotove të Kim-it, njerëzit i thanë që ka kopjuar Kim Kardashian vetëm për të mësuar se blogerja e ka realizuar foton gjatë pushimeve një vit më parë shkruan anabel.
E veshur po ashtu me bikini në ngjyrë portokalli, e ulur në gjunj, ngjashmëria e fotove është e dukshme, por në këtë rast, Armina e bëri e para.
Epo duket se edhe shqiptarët mund të shpikin trende.