970×90
970×90

Arben Gashi në rolin e profesorit, i tregon VV-së çfarë është demokracia

Arben Gashi në rolin e profesorit, i tregon VV-së çfarë është demokracia

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Lëvizjen  Vetëvendosje për kohen sa kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës. Shkruan GazetaProjekti.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se vendit në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje ishte drejtë kolapsit ekonomik e shëndetësor.

“Ne sot po shohim vazhdën e përfaqësueseve të moralit të pavërtetës dhe gënjeshtrës në Kuvendin e Kosovës. Zotëri ne kemi një rezultat zgjedhor që është certifikuar dhe demokracia bazohet mbi rezultatin zgjedhor. Demokracia është sport pak më i rëndë sesa populizmi juaj i shpërfaqur në Kuvend, rrugë e në secilin autoritet ku ju pak keni pasur mundësi të udhëhiqni. Por po i shohim modelet e udhëheqjes tuaj në Prishtinë e Prizren, korrupsion e nepotizëm, ky është modeli juaj”, ka thënë ai.

Related posts