
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas akuzave në drejtim të tij.
Në atë intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Gjukanoviqi ka thënë se ai nuk ka asnjë komunikim me Vuçiqin, e as ndonjë marrëdhënie biznesi.
“Kur shkojë për një vizitë private në Beograd, nuk i telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit serb”.
“Në periudhën e mëparshme, unë kisha komunikim që nënkuptohet për njerëzit që kryejnë funksionet e kryetarëve të shteteve të vendeve fqinje”, ka thënë Gjukanoviqi.
Duke komentuar shkrimet e disa medieve se ai ka marrëdhënie biznesi me Vuçiqin, ai është përgjigjur: “Është marrëzi absolute kushdo që e ka thënë. Unë nuk kam punë të fshehura në Mal të Zi ose jashtë tij, aq më pak në Serbi”.