Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka vendosur që fundjavën ta kalojë në bjeshkë duke u larë në temperatura ekstreme.
Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Berisha me disa persona të tjerë shihen duke u zhytur në ujë teksa përreth ka borë dhe temperaturat janë të ulëta, shkruan Reporteri.net.
“Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusave”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputeti Berisha është ndër më kontraversët, pasi shpeshherë bëhet temë në media, siç ishte bërë edhe kohë më parë për numrin e madh të makiatove që i konsumon brenda një dite.