
“Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Qika e Gani Gecit, baba i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm, flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës. Tash pres që krejtë, televizonet me thirrë Gani Gecin edhe Tomë Gashin… me bo show ende.
Me i pas shku mendja dikujna me ju vra dikush, juve, s’kishit fol sot.
Problemi është që duhna me thonë une, e sdel askush tjetër me ju thonë qe 20 vjet. Veç ju thirrin në TV, plus.
Kujtojmë, që deputetes së LDK’së Marigona Geci, e cila është vajza e Gani Gecit ju është ndërprerë fjalimi në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka ndërprerë fjalimin e deputetes Geci, kur ajo ka filluar të flasë jashtë rendit të ditës.
Derisa sa seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar dhe votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, deputetja Geci ka nisur të flas për Gjykatën Speciale dhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.
Kjo ka irrituar dhe nervozuar deputetët dhe kryesuesen e Kuvendit duke ia ndërprerë fjalën menjëherë