970×90
970×90

VV-ja mocion për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të RTK-së

VV-ja mocion për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të RTK-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese drejtuar mediave, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën për shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

 


Në komunikatë, thuhet se “prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në”.

Komunikata e plotë:

Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së.

Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në

Related posts