970×90
970×90
970×90
970×90

Deputeti i LDK-së pas humbjes në Podujevë: Thyem zemrat e simpatizantëve

Deputeti i LDK-së pas humbjes në Podujevë: Thyem zemrat e simpatizantëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se zgjedhjet e Podujevës janë alarmi më i fuqishëm për këtë parti se duhet ribrendim politik.


“LDK tash e 30 vite është parti me të cilën kanë kaluar procese të mëdha. Tash ne duhet të reflektojmë si parti…Unë i falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen. Iu kërkojë falja publike të gjithë dashamirëve të LDK-së për çfarëdo zhgënjimi që LDK ka krijuar te ata”, tha ai në “Debat Plus”.

Bislimi thotë se pas mësimit që ka marrë nga Podujeva LDK do të jetë e gatshme të rikthehet.

“Është koha që ne të reflektojmë dhe marrje të përgjegjësisë. Shumë njerëz janë ngritur në politikë me papërgjegjësi politike”.

Deputeti i LDK-së thotë se më shumë se thyerja e bastionit “ne i kemi thyer zemrat e simpatizantëve të LDK-së”.

“Ky elektorat nuk meriton zemër thyerjen që iu kemi bërë ne”.

Bislimi thotë se nuk mund të pretendojë dikush se ky elektorat është si ai i para 20 viteve por sipas tij alarmi në LDK nuk mund të fshihet.

Related posts