Dy persona të dyshuar kanë grabitur një vlerë të caktuar monetare në një filiale të një kompanie të transferimit të parave në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:30.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Express se grabitja kishte ndodhur nën kërcënimin e armës.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha Borovci.