970×90
970×90
970×90
970×90

Moderna aplikon sot për autorizimin e vaksinës kundër coronavirusit – në SHBA dhe Evropë

Moderna aplikon sot për autorizimin e vaksinës kundër coronavirusit – në SHBA dhe Evropë

Kompania amerikane e bio-teknologjisë Moderna pritet të paraqesë sot kërkesën për të kërkuar miratimin e rregullatorit të SHBA-së dhe atij Evropian, për vaksinën e saj të coronavirusit në mënyrë që të rekomandohet për përdorim të gjerë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave do të shikojë të dhënat e testimit për vaksinën mARN dhe do të vendosë nëse është e sigurt dhe efektive për Autorizimin e Përdorimit Emergjent.

Studimet klinike tregojnë se vaksina e Moderna-s është më shumë se 94 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja e COVID-19.

Kompania amerikane Pfizer, vaksina e së cilës rezultoi po ashtu me efikasitet të ngjashëm, ka aplikuar tashmë për të njëjtin aprovim në SHBA.

Related posts