Trajneri i Kukësit, Skënder Gega po vazhdon terapinë e Covid-19 në Turqi, por në asnjë moment nuk e harron skuadrën e tij
Gega ishte infektuar me Koronavirus dhe në momentet që iu përkeqësua gjendja ai u dërgua me urgjencë në Turqi, shkruan Reporteri.net
Sot është publikuar një fotografi e trajnerit Gega nga spitali në Turqi, ku ai edhe pse ishte duke marrë oksigjen po e shikonte skuadrën e tij Kukësin, që sot fitoi kundër Vllaznisë me rezultat 4-2.
Ndryshe, Kukësi është në vendin e pestë me 7 pikë pas pesë xhirove të zhvilluara në Superligën e Shqipërisë.