970×90
970×90
970×90
970×90

‘Vala’ po falimenton, Prokuroria nis hetimet

‘Vala’ po falimenton, Prokuroria nis hetimet

Hiç më pak se 80 milionë euro i kishte paguar dividendë në buxhetin e shtetit Telekomi i Kosovës(TK) në vitin 2010, derisa shtatë vjet më vonë kjo ndërmarrje është buzë falimentimit pasi që borxhet ndaj furnitorëve i kanë arritur në 60 milionë euro dhe ka vështirësi që t’i paguajë edhe pagat e punëtorëve.


Në vitin 2011 nga fitimet e krijuara Telekomi ia kishte ndarë Qeverisë së Kosovës 55 milionë euro, 45 milionë euro në vitin 2012, 40 milionë euro në vitin 2013, nga 15 milionë euro gjatë viteve 2014 dhe 2015 dhe asnjë cent nuk ishte paguar në vitin 2016 në buxhetin e shtetit në emër të dividendit.

Në kohën kur s’kishte para për dividend Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa, të cilit i ka skaduar kontrata në fund të shkurtit të këtij viti, ndërsa dy muaj më vonë kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës njoftoi se ndërmarrja publike është në prag të falimentimit, pasi borxhet e kompanisë kanë arritur në 60 milionë euro,

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Telekomin e Kosovës Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në këtë ndërmarrje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke hetuar keqpërdorimet në Telekomin e Kosovës, të cilat janë të lidhura me rastin e moszbatimit të vendimeve gjyqësore dhe vendimit të Arbitrazhit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë për gazetën “Zëri”.

Related posts