970×90
970×90
970×90
970×90

Murati shpërthen ndaj LDK’së: E urrejnë çdo gjë që është shqiptare

Murati shpërthen ndaj LDK’së: E urrejnë çdo gjë që është shqiptare

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka kritikuar ashpër LDK’në për të cilën thotë se po urren cdo gjë që është shqiptare.

Ky reagim erdhi për shkak se Qeveria e Kosovës vendosi që ‘dita e flamurit’ për 28 nëntor të jetë ditë pushimi.

Murati tha se një pjesë e LDK’së ka urrejtje të paimagjinueshme ndaj çdo gjëje shqiptare. Tutje, ai tha se po luftohet flamuri, Shqipëria dhe identitet kombëtar shqiptar.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Muratit:

Kosovacentrizmi i LDK-së kundër 28 Nëntorit!

Qeveria paska vendos që të hënën të mos jetë ditë pushimi. Në këtë kosovacentrimizmin e një pjese të LDK-së ka një urrejtje të paimagjinueshme dhe jo racionale ndaj çdo gjëje që është shqiptare. Luftohet flamuri, luftohet Shqipëria, luftohet identiteti kombëtar shqiptar. Kjo luftë është luftë ndaj vetes. Andaj edhe dëmi më i madh i bëhet vetes. Në këtë rast i bëhet edhe LDK-së, por edhe Kosovës dhe krejt interesit shqiptar në Ballkan.

Related posts