
Ditë më parë, lideri i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi në familjen Kqira në Prizren, të cilëve u ndau medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet.
Në mesin e familjarëve ishte edhe Gjon Kqira, i akuzuari për fajde,
Por, fotografia me Gjon Kqirën është fshirë nga profili i Haradinajt.
Kush është Gjon Kqira, i akuzuari për fajde që Haradinaj bëri foto me të?
Kqira është i përfshirë në rastin ’Kristal’ dhe ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg për veprën penale ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.
Kqira po ashtu u gjobit edhe me 1 mijë e 500 euro dënim me gjobë për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.
Në këtë rast të akuzuar për veprat penale krim i organizuar lidhur me veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhoz te paligjshëm, detyrim, fajde, armëmbajtje pa leje, përveç Gjon Kqirajt janë edhe Tunë, Marjan, Gjekson, Gëzim, Kastriot Kqira, Edison Oma dhe Benson Buza/
Në këtë rast penal ishin sekuestruar disa prona të familjes Kqira, për të cilat, organi i akuzës, pretendon se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme, e cila pasuri e sekuestruar vlerësohet të jetë disa miliona euro.