Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka kujtuar Fadil Vatën me rastin e 28-vjetorit të vdekjes së tij.
Grabovci ka thënë se Fadil Vata ishte njëri nga më meritorët për çlirimin e Kosovës.
“28 vite më parë iku fizikisht nga kjo botë Fadil Vata, njëri nga idealistët dhe pararendësit më të përkushtuar dhe më meritor të çlirimit dhe lirisë së Kosovës. Të ardhme të ndritur do të ketë çdo komb dhe çdo shtet i cili në themelet e tij ka përpjekjet dhe sakrificën e bijve si Fadil Vata”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.