
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj edhe kjo nga AAK, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet politike e familjare
“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i tij vjen pasi që emërimi si Konsull i Përgjithshëm në Ceki i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala ngjalli shumë reagime në vend