Një balon i vendosur në hyrje të qytetit të Pejës është djegur i tëri.
Baloni i vendosur në hyrje shkruante “Mirë se vini në Pejë” dhe ishte vendosur nga komuna.
Në këto foto të siguruara shihet se si ky balon nuk është më dhe është djegur në orët e vona të së hënës.
Për balonin kishte pasur kritika të shumta për shkak të ngjyrave të vendosura që dukeshin njëjtë sikur flamuri ish-jugosllav.