Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në periferi të Tiranës.
Siç njofton Policia, në afërsi të vendit të quajtur “Shkallët e Tujanit”, një automjet është aksidentuar pranë një zone që është kantier ndërtimi.
Për pasojë, një prej pasagjerëve ka vdekur, ndërsa tjetri dhe drejtuesi i mjetit janë plagosur, raporton Ora News.
Viktima është shtetasi me iniciale H.D, 68 vjeç.
Policia: Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.