970×90
970×90
970×90
970×90

Njihuni me bishen e re Mercedes Maybach

Njihuni me bishen e re Mercedes Maybach

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Daimler AG, e ka prezantuar modelin e ri të limuzinës luksoze, S-Class Maybach, që është version më i veçantë, më i shtrenjtë dhe më luksoz se modeli bazë i limuzinës së famshme.

Ky model është i pajisur me teknologjinë më të fundit, me më shumë airbag se modeli standard dhe është 18 centimetra më i gjatë se modeli i i gjatë në kategorinë standarde të tipit S-Class, duke siguruar më shumë hapësirë për pasagjerët në ulëset e pasme.

Përpos rehatisë, qetësisë dhe ndjenjës së luksit gjatë vozitjes, inxhinierët e Mercedesit janë përkujdesur që veturës së veçantë t’ia përforcojnë edhe karakteristikat e sigurisë në rast aksidenti, shkruan Gazeta Express.

Mercedes-Benz S-Class Maybach është i pajisur për herë të parë me airbag para pasagjerëve në ulëset e pasme, por ka airbag edhe në rripin e sigurisë dhe në ulëse.

Ndryshe nga veturat e zakonshme, ngjyrosja e kësaj veture nuk bëhet në mënyrë të automatizuar nga robotët ngjyrosës, por kryhet nga një person dhe vetëm ky proces zgjat – besoni ose jo – një javë.

Dyert e pasme të vetures hapen dhe mbyllen në mënyrë automatike, me shtypjen e një pulle. Madje, nëse pasagjeri i ulur në pjesën e pasme është aq përtac që ta shtypë pullën, mund të kërkojë nga vozitësi që ta bëjë këtë për të, sepse edhe një pullë e tiillë për hapjen dhe mbylljen e dyerve të pasme ndodhet edhe në derën e vozitësit.

Related posts