970×90
970×90
970×90
970×90

Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë

Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deklaroi sot se raporti i progresit është objektiv dhe udhëzues, gjithëpërfshirës në qasjen sektoriale, me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se nevojitet mbështetja e miqve për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i vetëm në rajon që ende nuk gëzon këtë të drejtë.

“Njohja e të arriturave në raport, nuk na bëjnë të ndalemi. Kemi vërejtjet brenda raporti që së shpejti me kryeministrin do t’i adresojmë.  Nga kjo përgjegjësi e procesit nuk përjashtohet askush, as institucionet ekzekutive, ligjvënësit, gjyqësori, OJQ-të dhe mediat por edhe opinionbërësit. Po ashtu, kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë që liberalizimi i vizave të arrihet sa më shpejt. Detyrat tjera nga raporti, janë prioritet yni si MSA-ja, Reforma e Agjendës Evropiane dhe reformat ekonomike”, tha Hoxha.

Ndërsa ambasadori Heldt, theksoi se Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë, duke ofruar mbështetje të fuqishme në procesin integrues dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Sektorët e veçantë, të cekur në raport luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të jetë i vazhdueshëm, po ashtu, kjo do të arrihet nëpërmjet reformave të cilat përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës, duke i zbatuar ato me vendosmëri”, tha diplomati gjerman.

Ministrja po ashtu, në takim me ambasadorin gjerman e diskutoi çështjen e konsensusit nacional në procesin integrues, pasi nuk ka alternativa sa i takon të ardhmes së Kosovës, e cila është brenda Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të saj.

Related posts