970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kusari-Lila jep detaje për përplasjen e deputetëve në Kuvend: Arben Gashi e filloi këtë

Kusari-Lila jep detaje për përplasjen e deputetëve në Kuvend: Arben Gashi e filloi këtë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovoës mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në interpelancën për të pagjeturit.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për Gazetën Insajderi, se përplasjen e filloi shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Por, tha se nuk pati konfrontim fizik, por vetëm përplasje verbale me zë të lartë mes deputetëve të dy partive.

“Jo nuk pati përleshje fizike, pati vetëm fjalosje dhe pastaj grumbullim të deputetëve, ngritje të zërit, por jo përleshje fizike”, tha Kusari-Lila.

Ajo tregon se deputeti i LDK-së, Arben Gashi filloi kundër saj të bërtiste, gjë që bëri të grumbulloheshin deputetët e dy partive.

“Po, fillojë Arben Gashi me mua pas fjalimit për argumente, pastaj fillojë të bërtas kur e mori fjalën Saranda Bogujevci, dhe bërtitke për t’ia ndërprerë fjalën, edhe fjalë tjera, të tjerët iu bashkangjiten dhe kështu më radhë, pastaj u grumbulluan deputetët e LDK-së dhe VV-së, por jo fizikisht nuk u konfrontua askush”, tha me tutje ajo.

Related posts