970×90
970×90

Hoti: Së shpejti zgjidhet problemi i pagave për punëtorët e postës

Hoti: Së shpejti zgjidhet problemi i pagave për punëtorët e postës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ministrja e Ekonomisë Hykmete Bajrami dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti kanë mbajtur sot konferencë për media.


Temë e kësaj konference ishte edhe çështja e Telekomit të Kosovës, e që kryeministri Hoti, paralajmëroi se së shpejti do të arrihet një zgjedhje.

Për këtë gjendje ka folur edhe guvernatori Mehmeti. Ai ka thënë se janë duke punuar në zhbllokimin e xhirollogarive, duke shtuar se për pak ditë pritet të mbyllet kjo çështje.

“Unë e di që mijëra punëtorë aty nuk i kanë marrë pagat e tetorit por po punojmë me ministrin Kuçi për ta përmbyllur sa më shpejt. Do të dalim para punëtorëve të Telekomit e qytetarëve për ta bërë të ditur”, ka thënë ai.

Ai është deklaruar edhe për kërkesën e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, ndaj agjencisë italiane Guardia di Finanza të hetojë skandalin e Thesarit.

Hoti ka thënë se kërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemi, përndryshe sipas tij, hetimet po vazhdojnë.

“Unë mendoj që do të shohim rezultate së shpejti. Është çështje e ndarë dhe atë po i kryen hetuesia dhe prokuroria”, ka thënë ai.

Sot punëtorët e Telekomit kanë protestuar para Qeverisë, më pas ata kanë filluar grevën e cila po mbahet në objektin kryesor të Telekomit në Prishtinë

Related posts