Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) mblidhen sot në punimet e Samitit në Brdo të Sllovenisë.
“Me vizionin e përbashkët për fqinjësi të mirë, stabilitet dhe ndërveprim rajonal, me homologë dhe përfaqësues shtetërorë, po fillojmë punimet e Samitit në Brdo – Slloveni, në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit për të Ardhmën e Europës Juglindore (SEECP)”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.