970×90
970×90

Veseli dha zyrtarisht dorëheqje edhe nga posti i deputetit ditën kur udhëtoi për Hagë

Veseli dha zyrtarisht dorëheqje edhe nga posti i deputetit ditën kur udhëtoi për Hagë

Ai këtë dorëheqje e pati bërë të ditur përmes një deklarate publike, ku kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat.

Mësohet se po atë ditë, Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas radhës, Fadil Nura pritet të zëvendësoj Veselin në Grupin Parlamentar të PDK.

Related posts