970×90
970×90

“Jo Mbyllje”, Hoti kundërshtohet ashpër në rrjete sociale – Nis fushatë kundër masave të reja

“Jo Mbyllje”, Hoti kundërshtohet ashpër në rrjete sociale – Nis fushatë kundër masave të reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mirëpo edhe akterë të tjerë të shëndetësisë në Kosovë kanë paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë masa të ashpra restriktive kundër COVID-19, të cilat përfshijnë edhe vendimin për mbyllje totale.

Sidoqoftë, një vendim i tillë i paralajmëruar ka hasur në kundërshtimin e fuqishëm të qytetarve, afaristëve dhe opinionit në përgjithësi, shkruan lajmi.net.

Madje në rrjete sociale ka filluar edhe një fushatë #nolockdoën apo jo-mbyllje, e cila i vihet kundër një vendimi të tillë të mundshëm.

Kjo fushatë është përkrahur edhe nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës të cilët këtë etiketim e kanë vendosur në faqen e tyre në Facebook.

Related posts