
Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Osmani më herët e kishte gojën plot se kryeministri ishte competent për dialogun, dhe jo presidenti, shkruan lajmi.net.
Ndërsa tani, sipas tij ajo po përzihet aty ku nuk e ka vendin.
“Ndoshta fajet i ka karriga ende e nxehtë e Hashim Thaçit!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kjo “ushtruesja” e kishte më herët gojën plot se Kryeministri e jo Presidenti ishte kompetent per dialogun … e tani, edhe pas vendimit te qartë të Gjykatës Kushtetuese, po “përzien” aty ku nuk e ka vendin. Ndoshta fajet i ka karriga ende e nxehtë e Hashim Thaçit!.