970×90
970×90
970×90
970×90

“Ramush Haradinajt i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”

“Ramush Haradinajt i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”

Avokati serb, Pregrad Saviq, po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK’së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, raporton Kosovo Online.

Ndër të tjera, Saviq konfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin e instancave të larta gjyqësore të Serbisë me Prokurorinë e Dhomave të Specializuara për sigurimin e provave ndaj ngritjes së aktakuzave kundër ish-anëtarëve të UÇK’së.

Sipas tij, në kohën sa po shërbente si asistent i Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Vladan Batiq, u përcollën 50 mijë faqe dokumente dhe dhjetëra mijëra fotografi në adresë të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Më parë, Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës pas gjykimit për krime lufte, në mungesë provash.

Serbia pati një tentim tjetër ndaj tij, pasi që kërkoi të ekstradohej përbrenda kufijve të këtij shteti pas ndalimit të kreut të AAK’së në Francë. Në kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Haradinajt, u paralajmërua se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt.

Megjithatë, gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit, vendosi që Haradinaj të lihet i lirë, me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitej në autoritetet franceze një herë në javë.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Sali Mustafa.

Related posts