Mund të dukeni joshëse e veshur me tanga, por pasi të mësoni se çfarë mund t’i bëjë vaginës materiali i mëndafshtë apo dandellat e këtyre të brendshmeve seksi, do t’u riktheheni atyre mbathjeve pambuku për një pjesë të mirë të javës.
Jill Rabin, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Hofstra North Shore-Lij Shkolla e Mjekësisë në Neë Hyde Park, Neë York paralajmëron femrat se tangat nuk duhet të zëvendësojnë mbathjet e pambukut pasi në situata të caktuara, këto të fundit mund të shndërrohen në rrezik serioz për shëndetin riprodhues të grave. Pëlhura e hollë e tangave mund të “transportojë” fare lehtë të gjitha bakteret nga zona e rektumit në brendësi të vaginës duke e infektuar këtë të fundit apo fshikëzën e urinës .
Dy nga çdo pesë femrave nën 60 vjeç kanë sekrecione vaginale vetëm sepse nuk shkojnë në tualet në kohë. Mbajtja e urinës në një kohë të gjatë, sipas Dr Rabin mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë një skuqje të lëkurës gjë që përkeqësohet nëse mbathjet tuaja nuk janë prej pambuku.
Rreziku i krijimit të mykut vaginal rritet ndjeshëm nëse gruaja mban veshur tanga sepse në ndryshim nga pambuku i cili lejon qarkullimin e ajrit duke ndihmuar lëkurën tuaj të marrë frymë, tangat nuk e thithin lagështinë që mund të krijohet nga pantallonat apo gjatë ditëve të nxehta. Për të njëjtën arsye, tangat nuk duhet t’i vishni gjithashtu as gjatë ditëve të palestrës.
Veshjet e ngushta nuk janë miqtë më të mirë të vaginës suaj, ndaj bëni mirë që tangat t’i zëvendësoni me mbathje të plota, por pa tegel. Gratë shtatzëna janë gjithashtu më të prirura për infeksion. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e infeksioneve vaginale dhe në fund të fundit këto paraqesin rreziqe për foshnjen tuaj.