970×90
970×90
970×90
970×90

Shpend Ahmeti i quan të panevojshme kufizimet vetëm për Prishtinën

Shpend Ahmeti i quan të panevojshme kufizimet vetëm për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk po pajtohet me masat e reja shtrënguese të propozuara kundër virusit COVID-19.


Ahmeti, në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës që po mbahet online, i ka quajtur këto propozime si të panevojshme, duke thënë se nuk duhet të vendosen kufizime vetëm për kryeqytetin.

“Nuk jemi në pajtim me masat që duhan të ndërmerren në Prishtinë sepse duan ta ndajnë Prishtinën nga komunat tjera duke thënë se kemi numrin më të madh të rasteve. E kemi këtë numër, por edhe numrin e madh të testeve. Vetëm 2 javët e fundit janë testuar 12 mijë persona, ku 2 mijë prej tyre kanë dalë pozitivë. Këto masa janë të panevojshme dhe jo adekuate. Nuk mendojmë se duhet të ndahet Prishtina nga Fushë-Kosova apo Lipjani. Kritika e dytë ka qenë se po i shkaktojmë edhe një goditje bizneseve dhe sektorit privat”, ka thënë Ahmeti, raporton KOHA.

Sipas Ahmetit, është propozuar që varësisht prej gjendjes me pandeminë, komunat në ndahen në tri zona.

“Në qytetet që janë në të gjelbër gastronomia mund të punojë deri në ora 20, në qytetet me ngjyrën e verdhë punohet deri në ora 17, dhe në ngjyrën e kuqe ndalohen puna, gati mbyllje totale, këtu lëvizjet brenda qyteteve lejohen, por ndalohen hyrje-daljet nga komunat”, ka shtuar Ahmeti.

Qendra Mjekësore në lagjen “Kalabria” ka një kohë që është duke u shfrytëzuar për trajtimin e pacientëve të infektuar nga virusi COVID-19, që nuk janë në gjendje të rëndë. Kryetari Ahmeti ka bërë të ditur se vetëm gjatë së shtunës në këtë qendër kanë marrë shërbime 200 pacientë.

“Ideja ka qenë që në ‘Kalabri’ shkojnë vetëm ata që janë konfirmuar pozitivë dhe që kanë vështirësi, të cilët nuk janë për Infektivë. Aty bëhet dhënia e infuzioneve, oksigjenoterapia nganjëherë”, ka deklaruar Ahmeti.

Virusi ka prekur një numër të punonjësve të komunës. Sipas Ahmetit, aktualisht tre drejtorë janë të infektuar, kurse tre të tjerë e kanë kaluar këtë sëmundje.

Përhapja e virusit te disa këshilltarë komunalë ka qenë edhe arsyeja që seanca e sotme të mbahet në mënyrë elektronike.

Related posts