970×90
970×90
970×90
970×90

Mërgimtarit nga New Yorku i thyhet zemra: Mos vajto vendi im, ata trima prapë do të kthehen

Mërgimtarit nga New Yorku i thyhet zemra: Mos vajto vendi im, ata trima prapë do të kthehen

Fillimi i javës ishte jo i këndshëm për Kosovën. Konfirmimi i aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, tronditi vendin dhe pati reagime të shumta nga fytyrat publike vendore e ndërkombëtare.
Së fundmi, një mërgimtar i ndikuar nga ngjarjet e fundit në vend, ka shkruar disa rreshta rrëqethës dedikuar të gjithë ushtarëve që kanë dhënë kontribut për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb.
Shkrimi pa ndërhyrje:

Disi po ndihem i vetmuar,disi po ndihem i pa krahë,po më duket që vendi im po vajton prapë pas 22 vitesh.
A thua pse po më duket kështu? Ahhhh,më duket që vendi im po ndjen mungesën e çlirimtarëve. Çlirimtarëve që e nisën rrugën e çlirimit për vendin tim para 22 viteve,ndoshta më shumë, mos vajto vendi im, mos u ndjej i merzitur,ata trima prapë do të kthehen tek ty, por mos harro ,prapë ke çlirimtar edhe brenda teje.
Shumë t’u vranë,shumë t’u burgosën por ke edhe shumë që janë duke tu rritur dhe duke tu bërë krahë për ditë e më shumë.
Të lutem vendi im, mos u ndjej i pa mbrojtur, mos u ndjej pa krahë. Ke lindur dhe rritur plotë djem që do të të mbrojnë. rri me duar hapur, djemtë tu do jenë me ty deri në frymën e fundit. Qofsh i bekuar vendi im.. KOSOVA!
Mergimtari.BZ.

Related posts