970×90
970×90

Shkolla e Juniku nga e hëna kalon në mësim online

Shkolla e Juniku nga e hëna kalon në mësim online

 

Shtabi Emergjent Komunal i Komunës së Junikut  ka mbajtur takimin e radhës, për të vlerësuar situatën epidemiologjike në këtë Komunë. Shkruan Gazeta Projekti. Ata kanë analizuar trendin e rritjes së rasteve të infektimit me Virusin COVID-19,. Pavarësisht që gjendja epidemiologjike në komunën e Junikut është e menaxhueshme, pas rasteve të konfirmuara në shkollën fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha” Shtabi Emergjent Komunal ka vendosur që nga e hëna për dy javët e ardhshme mësimin kjo shkollë ta zhvilloj sipas Skenarit C (mësimi online), ndërsa Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” do vazhdoj me Skenari A dhe B ashtu siç edhe janë të njoftuar nxënësit nga personeli arsimor.

Komunikata e plotë për medie nga Komuna e Junikut:

Anëtarët e Shtabit Emergjent apelojn tek qytetarët, nxënësit dhe i gjithë personeli që janë në shërbim të qytetarëve të tregojn kujdes në mënyr që të shkëputet zingjiri i bartjes së virusit. Çdo masë rigoroze e aplikueshme është e përkohshme, pasiqë ne duhet t’i adaptohemi jetësës me virus dhe e vetmja mbrojtje na mbetet respektimi i masave mbrojtëse në vazhdimësi:

•MBAJTJA E MASKËS
•RESPEKTIMI I DISTANCËS
•PASTRIMI I DUARVE SHPESH
•SHMANGIA E DALJEVE TE PANEVOJSHME
•SHMANGIA E VIZITAVE FAMILJARE
•SHMANGJA E FREKUENTIMEVE TE VENDEVE TË MBYLLURA KU KA SHUMË NJERËZ

Ndërprite zingjirin e shpërndarjes së Virusit, shpëtoni jetën tuaj dhe të familjarëve tuaj, ndalja intenzitetin virusit që mos të mbyllemi ne dhe ekonomia

Qofshi të shëndetshëm!

_________________
Komuna Junik

Related posts