
Bashkimi Europian ka vlerësuar faktin se ish-presidenti Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara pas konfirmimit të aktakuzës, teksa shprehen se besojnë fuqishëm në këtë institucion
BE përmes një njoftimi në faqën zyrtare thotë se bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara është një veprim i rëndësishëm i Kosovës, për përkushtim drejt sundimit të ligjit.
“Bashkimi Europian e mirëpret faktin që presidenti i Kosovës i dorëhequr, Hashim Thaçi po bashkëpunon me Dhomat e Specializuara. Bashkimi Europian fuqishëm e mbështet punën e Dhomave të Specializuara. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është një veprim i rëndësishëm i Kosovës për përkushtimin ndaj funksionimit të ligjit, i cili është një element shumë i rëndësishëm për progresin e Kosovoës drejt rrugës europane.”, thuhet në këtë njoftim.
Tutje, nga BE dekalrojnë se presin që politikanët në Kosovë të sigurojnë funksionimin e institucioneve, siç përcaktohet me ligjin e Kosovës.