970×90
970×90

Këta janë deputetët që zënë vendet e Kadri Veselit e Rexhep Selimit në Kuvend

Këta janë deputetët që zënë vendet e Kadri Veselit e Rexhep Selimit në Kuvend

Pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale e Hagës, ndaj Kadri Veselit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Rexhep Selimit të Lëvizjes Vetëvendosje, vendin e tyre do ta zënë deputet të tjerë.


Në vend të Kadri Veselit, Grupit Parlamentar të PDK-së do t’i bashkohet Fadil NuraiI cili në listën e KQZ figuron se i ka 8 mijë e 959 vota.

Kurse Rexhep Selimi do të zëvendësohet nga ish-zvëndësministri i Punëve të Jashtme, Taulant Kryeziu i cili në listën e KQZ-së figuron se ka 6 mijë e 968 vota.

Kujtojmë se sot fillimisht ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli njoftoi se është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj tij, pasuar nga ish-presidenti Thaçi i cili njoftoi për dorëheqjen nga posti i presidentit.

Kurse Rexhep Selimi mbrëmë e ka bërë të ditur se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Specialja.

Related posts