
Në këtë vet aksident janë lënduar katër persona, kështu bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë se Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani thotë se të lënduarit janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan e që sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta.
“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vet aksident trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lëndime të lehta trupore”, tregon Hashani
Ai shtoi se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.