
Policia holandeze ka konfirmuar sonte arrestimin e dy personave në lidhje me evakuimin e stacionit hekurudhor qendror në Utrecht, duke shtuar se “përfshirja e tyre është nën hetim”.
“Dy të dyshuar janë arrestuar dhe përfshirja e tyre është nën hetim. Trafiku i trenave do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan policia e Utrecht në Twitter.
Më herët sot, policia njoftoi se stacioni qendror hekurudhor ishte “pastruar” për shkak, siç përshkruhet, të një “situate të dyshimtë”.