970×90
970×90

Haradinaj flet për zgjedhjet në SHBA: Kosova ishte temë në fushatë

Haradinaj flet për zgjedhjet në SHBA: Kosova ishte temë në fushatë

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj ka folur për zgjedhjet e sotme presidenciale në SHBA. Ai thotë se pavarësisht kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë në katër vjetët e ardhshme, për Kosovën s’do të ndryshojë politika.

“Kosova ka qenë temë ndoshta jo e nxehtë sepse të dyja kampet kanë treguar se kanë arritur sukses. Ishte qëndrimi publik i presidentit (Trump) që tha se arritëm një marrëveshje historike në Uashington edhe një konflikt 500 vjeçar por në të njëjtën kohë ishte edhe Biden që tha se i gëzohet faktit që një rrugë e Kosovës mban emrin e djalit tim”, tha Haradinaj për RTK.

“Biden ka përvojë shumë të madhe në rajon sidomos me qasjen e shqiptarëve të Kosovës por republikanët që shumica prej tyre janë ushtarak, janë të drejtpërdrejt të involvur në trajnimin e ushtrisë, na kanë ndihmuar. Në të dyja kampet kemi miq dhe të involum në çështjet e Kosovës”, shtoi ai.

“Politikat e jashtme amerikane nuk ndërrojnë sa herë që ndërrohen qeveritë”, përfundoi Haradinaj.

Related posts