
Zbatimi i ligjit në Vjenë, Austri ka filluar në atë që e quajtën një “operacion i madh policor”, pas shkëmbimeve të shumta të të shtënave me armë pranë sinagogës kryesore të qytetit të vendosur në zonën e Qytetit të Vjetër.
Më herët, mediat lokale raportuan se të shtënat u dëgjuan pranë sinagogës kryesore të kryeqytetit austriak. Një oficer policie që qëndroi roje pranë tempullit thuhet se u plagos rëndë nga një sulmues i panjohur, transmeton Periskopi.
Forca të mëdha policie janë vendosur në qendër të qytetit dhe kalimtarëve iu është kërkuar të shmangin zonën ndërsa po zhvillohet operacioni i sigurisë.