970×90
970×90
970×90
970×90

Baza amerikane ‘Bondsteel’ po i fut frikën Serbisë

Baza amerikane ‘Bondsteel’ po i fut frikën Serbisë

Kampi amerikan Bondsteel, i cili gjindet në Sojev të Ferizajit, po u fut frikën seriozisht serbëve në Beograd. Mediat serbe po raportojnë se përbrenda kampit mund të ketë një aeroport ushtarak i cili do të shërbejë për të bërë sulme nëse do të ketë përkeqësim të mardhënieve me ndonjë shtet.


Mediat serbe thojnë se burimet nga strukturat e inteligjencës shpjegojnë se deri në njëfarë kohe amerikanët as nuk mendonin të bënin një aeroport në Bondsteel por se gjithçka ndryshoi pas ftohjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe forcimit të rezistencës shkaktuar nga përhapja e NATO-s në lindje.

Sugjerimi i fundit i Këshillit Atlantik që Shtetet e Bashkuara të kenë një prani të përhershme në Ballkan ka aktualizuar çështjen e kampit ushtarak të Bondsteel-it.

I ndërtuar qysh pas përfundimit të luftës së vitit 1999, kampi Bondsteel është jo edhe aq i njohur për shumicën e shqiptarëve në Kosovë, ndonëse shumë qytetarë të rrethinës së Ferizajt janë punësuar aty, ky kamp ka qenë me qasje të kufizuar për vendorët për arsye strikte ushtarake.

Si i tillë, Bondsteel mund të shndërrohet në një qendër tranziti për trupa dhe pajisje. Ai gjithashtu mund të një bartës i forcës së reagimit të shpejtë për emergjencat në Baltik dhe Detin e Zi./gazetmetro.net.

Related posts