Delegacioni kosovar në një nga takimet në Bruksel për bisedime me Serbinë, u bë cak i hajnave.
Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila thotë se shpreson që në çantë të ketë pasur ndonjë sanduiç për Hotin, shkruan Reporteri.net.
Ajo thotë se do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Postimi i saj:
Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.
Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?